TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Pensionistët duhet të mos grumbullohen në zyrat e postave për të tërhequr pensionin pasi do të shërbehen në shtëpi.
Në kuadër të masave të marra për shkak të pandemisë COVID-19, me qëllim shmangien e radhëve dhe grumbullimeve masive që krijohen pranë zyrave të pagesave të pensioneve, Posta Shqiptare duke filluar nga data 1 dhjetor e këtij viti në vijim, ka marrë të gjitha masat që shërbimin e pagesave të pensioneve ta shpërndajē në adresën e banimit të pensionistëve.
Posta Shqiptare apelon të këshillohen prindërit dhe gjyshërit tē shmangin daljet dhe të mos paraqiten në Zyrat Postare, por të qëndrojnë në shtëpi. /r.e/