Londra ndalon ”Huawei”-n nga rrjeti 5G i vendit

LONDËR, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ – Qeveria britanike tha sot se do të ndalonte ofruesit e  instalimeve të pajisjeve të ”Huawei” në rrjetin 5G të vendit duke filuar nga shtatori i vitit 2021.

Oliver Dowden, sekretari i shtetit për Departamentin e Mediave, Kulturës dhe Sportit, dha afatin e ri përpara Projektligjit për Telekomunikacionin, që do të votohet sot nga Parlamenti, njoftoi media britanike, përfshirë ”Press Association”.

“Ne jemi duke ndërmarrë hapa të guximshëm për të zbatuar një nga regjimet më të vështira të sigurisë së telekomit në botë”, tha sot Dowden në një deklaratë.

“Një pjesë qendrore e kësaj është luftimi i shitësve me rrezik të lartë dhe unë kam përcaktuar një kalendar të qartë për heqjen e plotë të pajisjeve ‘Huawei’ nga rrjetet tona 5G jo më vonë se 2027”, theksoi ai.

Qeveria britanike në korrik tha se do të përjashtonte gjigantin teknologjik kinez nga infrastruktura e saj 5G, duke përmendur shqetësimet e sigurisë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.