Kontrolli i kargove ajrore në Rinas/ Gazheli: Administrata Doganore, kontribut kyç

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi sot një vizitë në zyrën e Njësisë për Kontrollin e Kargove Ajrore, në aeroportin e Rinasit.
Kreu i Doganave vlerësoi gjatë kësaj vizite punën e kësaj zyre, e cila u ngrit si një nevojë për t’ju përgjigjur në mënyrë sa me eficiente rreziqeve të ndryshme me të cilat përballet siguria e aeroportit në ditët e sotme.
“Kontributi i Administratës Doganore është kyç në funksionimin e kësaj zyre”, – tha Gazheli.
Drejtori i Doganave theksoi angazhimin e shtuar në bashkëpunimin me të gjitha strukturat ligjzbatuese në aeroport.
Zyra e Njësisë së Kontrollit të Kargove Ajrore u ngrit në muajin shkurt të këtij viti, me kontributin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet./k.s/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.