Japonia lëshon satelitë për komunikim me shpejtësi të lartë

TOKIO, 30 dhjetor /ATSH-AA/ – Me anë të raketës H2A Japonis ka lëshuar në hapësirë dy satelitë të veçantë komunikimi që do të mundësojnë komunikimin me shpejtësi të lartë.

Raketa H2A që mbart satelitët e zhvilluar nga industria e rëndë e ”Mitsubishit” dhe Agjencia Japoneze Hapësinore (JAXA), u lëshua nga Qendra Hapësinore Tanegashima në jugperëndim të vendit, Kagoshima.

Satelitët që braktisën mbartësin e tyre në një lartësi prej 300 kilometrash pas 30 minutave, me 9 herë më shumë kapacitet kohëzgjatje se modeli i mëparshëm, do të shërbejë për informacione dhe foto me shpejtësi të lartë.

“Ne do të përdorim satelitët me kapacitet të plotë për të forcuar sigurinë tonë kombëtare dhe menaxhimin e krizave”, tha kryeministri japonez, Yoshihide Suga.

Ndërkohë JAXA njoftoi se satelitët do të kenë kapacitet komunikimi më fleksibël dhe më të gjatë./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.