Grantet e riparimit të banesave/ Spiropali: Familja Canameti në Kamzë ka marrë dy këste, përfituan edhe 770 familje të tjera

TIRANË, 30 nëntor /ATSH – I. Vata/ Koordinatorja e PS-së për Tiranën, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një vizitë në familjen Canameti në Kamzë së cilës i është dëmtuar banesa nga tërmeti i 26 nëntorit.

Spiropali tha se familja Canameti ka marrë të dy këstet e dëmshpërblimit për të riparuar shtëpinë, ashtu siç edhe 770 familjet e tjera të Kamzës.

Spiropali qëndroi për vizitë tek Zenel Canameti, i cili prej vitit 1996 jeton në banesën e tij në Kamzë bashkë me bashkëshorten.

Gjatë bashkëbisedimit me Spiropalin, Zeneli tregon se tërmeti ia dëmtoi shumë rëndë shtëpinë e tij. Por siç thotë ai “shyqyr që patëm dorën e qeverisë që na ndihmoj dhe bëri rikonstruksion e të gjitha dëmeve”.

“Ta kishte pas krahu tjetër politik qeverisjen, vaj me det”, tha Zeneli, ndërsa mbështet masat që ka marrë qeveria për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 duke dënuar propagandën e opozitën me jetët e humbura nga COVID-19.

“Pas dëmtimeve nga tërmeti, banesa e Zenelit u klasifikua në kategorinë DS2, duke marrë të dyja këstet e dëmshpërblimit për ta riparuar dhe rregulluar në detaj shtëpinë e tij bujare, ashtu si edhe 770 familjet e tjera të Kamzës që kanë nënshkruar kontratën për përfitimin e drejtpërdrejtë të pagesave e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre”, tha ajo. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.