TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot dëshminë e një tjetër pacienti të shëruar nga COVID-19, i cila falë shërbimit të mjekëve në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ia doli të mposhtte sëmundjen.
Maksim Ylli nga Korça solli eksperiencën e saj të përballjes me COVID, ndërsa thekson se, “shërbimi ishte i shkëlqyer. Stop gënjeshtrave mbi punën e mjekëve dhe infermierëve.”
“Në muajin shtator pati një problem shëndetësor dhe kontaktova me mjeken e spitalit në Korçë e cila më rekomandoi të bëja disa analiza dhe një skaner. Me t’i parë rezultatet e analizave mjekja më drejtoi tek spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Në fillim duke dëgjuar thashethemet e njerëzve, llafet e tyre që në spital nuk të trajtojnë mirë, duke qenë se isha skeptik, nuk doja të shkoja në spital. Pastaj ndryshova mendje dhe shërbimi aty ishte i shkëlqyer. Kushtet nga më të mirat. Doktoresha e pavijonit Klodiana Bratja, infermieret, mjekët dhe profesor Perlati, drejtori i spitalit, na vizitonin çdo ditë. Kushtet ishin nga më të mirat. Ndaj mos i dëgjoni njerëzit se çfarë thonë”, tha Maksim Ylli.
Teksa falenderoi mjekët për punën heroike që po bëjnë për pacientët me COVID-19, Ylli bëri thirrje që shqiptarët mos t’i besojnë askujt tjetër, përveçse zërit të mjekut dhe specialistëve të fushës. /a.a/r.e/