TIRANË, 30 nëntor /ATSH – I. Vata/ Koordinatori politik i Partisë Socialiste në Tiranë dhe njëherazi deputet i PS-së Ervin Bushati është shëruar nga COVID-19, pas infektimit ditë më parë.
Lajmi u bë i ditur nga Bushati i cili falënderon mjekët të cilët punojnë me pacientët e prekur nga Covid-19.
“Respekt dhe mirënjohje për punën e mjekëve dhe infermierëve tanë, të cilët çdo ditë punojnë shumë me pacientët e prekur nga Covid-19”, shprehet ai.
Po ashtu, Bushati apeloi qytetarët që të respektojnë protokolline shëndetësor, të mbajnë maskën, higjienën dhe distancimin fizik.
“E rëndësishme është respektimi rigoroz i protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë. Ti mund të kontribuosh në kufizimin e përhapjes së COVID-19, duke shpëtuar jetë: Mbaje maskën. Kujdesu për higjienën. Ruaj distancën. Kufizo kontaktet”, shprehet ai. /j.p/r.e/