Tirana feston Natën e Bardhë, por brenda rregullave/ Ja këngëtarët që dhurojnë emocione

TIRANË, 29 nentor/ATSH/ Nata e Bardhë”, e cila tashmë është bërë traditë për kryeqytetasit, nuk mungon as këtë vit. Pavarësisht pandemisë, Bashkia Tiranë ka menduar që të sjellë një koncert, por sigurisht duke respektuar të gjithë rregullat e vendosura për shkak të Covid-19.

Por këtë herë publiku do ta shijojë nga shtëpia koncertin nga këngëtarët e preferuar, si Dafina Zeqiri, Soni Malaj, M. Elvis, Kastro Zizo, West Side Family dhe Stine me hitet e tyre.

Koncerti që nis në orën 18:00 zgjat rreth 2 orë me transmetim live në Facebook-un si dhe në kanalin Youtube të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kështu që qytetarët shijojnë një Natë të Bardhë ndryshe, por me plot emocione të veçanta këtë vit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.