SIDNEI – Regjistrohet nata më e nxehtë e nëntorit

SIDNEI, 29 nëntor /ATSH-AFP/ – Nata e së shtunës ka qenë më e nxehta e regjistruar ndonjëherë për një muaj nëntor në Sidnei, qyteti më i madh i Australisë, që po përballet aktualisht me një periudhë të nxhehtë me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Në nivelin më të ulët, temperatura në mesnatë u ul në 25,3 gradë Celsius, por në orën 04:30 ajo arriti në 30 gradë Celsius, dhe shumë shpejt arriti gjatë ditës sërish në 40 gradë Celsius, për të dytën ditë radhazi.

Rajoni i Uellsit të Ri të Jugut, ku ndodhet qytetit, është “në një valë të nxehtë”, sipas shërbimeve meteorologjike dhe qytete të tjera në juglindje të Australisë kanë thyer të shtunën rekorde të tjera të nxehtësisë, me temperatura deri në 43,2 gradë Celsius në Griffith dhe 45,7 gradë Celsius në Mildura.

Autoritetet kanë ndaluar çdo ndjezje zjarri në pjesën më të madhe të rajonit, që u prek nga zjarret katastrofike gjatë verës së fundit në jug.

Rreth 60 zjarre në pyje kanë përfshirë rajonin, por shumica ishin nën kontroll, falë erërave të ftohta nga jugu./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.