Shkelën masat antiCOVID/ Masë administrative 1 milion lekë për 4 lokale në Durrës e Krujë

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Në kuadër të kontrolleve për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Durrësit ndëshkoi me masë administrative 1.000.000 lekë, 2 subjekte në Krujë dhe 2 në Durrës, pasi u konstatuan në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia konstatoi me shkelje subjektin në pronësi të shtetasit S. RR., në fshatin Larushk, Krujë dhe subjektin në pronësi të shtetasit A. F., në Arrmeras, Krujë, pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatuan duke organizuar ceremoni mortore.

Gjithashtu në Durrës, janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 subjekte, ai në pronësi të shtetasit K. P., i cili gjatë kontrollit u konstatua i hapur, jashtë orarit të përcaktuar për mbylljen e subjekteve dhe një tjetër në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, me menaxher shtetasin M. K., i cili me rastin e festave kishte organizuar një event, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Ndërkohë janë sekuestruar kamerat në këtë subjekt, për të bërë të mundur identifikimin e personave pjesëmarrës në këtë event, të cilët do të ndëshkohen me masë administative për thyerjen e masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat antiCOVID duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.