TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ “E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash”.
Në 76-vjetorin e çlirimit të vendit, Kryeministri Edi Rama zgjodhi këto vargje të Qemal Stafës, për të përçuar mesazhin e tij.
Përmes rubrikës “Fjalë të çmuara”, Rama përzgjedh citate nga kolosët e kombit shqiptar, për të përcjellë çdo mëngjes mesazhe të rëndësishme për qytetarët./m.m/j.p/