BRUKSEL – KE: Qëndrimi për Fondin e Rimëkëmbjes nuk ndryshon

BRUKSEL, 29 nëntor /ATSH-ANSA/ – Qëndrimi i Komisionit Europian për kushtet e shtetit të së drejtës nuk ndryshon, theksoi zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer, për ata që kërkojnë reagime pas takimit të drejtuesve të Polonisë dhe Hungarisë, të cilët përsëritën veton e tyre mbi buxhetin e BE dhe fondin e rimëkëmbjes.

Ashtu si presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ai shpjegoi në seancën plenare të Parlamentit Europian, se mekanizmi korrespondon me marrëveshjen e korrikut.

“Ne mendojmë se është një mekanizëm që përqendrohet në mbrojtjen e buxhetit europian dhe që garanton një aplikim të drejtë dhe objektiv”, shtoi ai.

“Për më tepër, çdo vendim i marrë mund të sillet në vëmendjen e Gjykatës Europiane të Drejtësisë”, nënvizoi Mamer./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.