Volumi i transportit të mallrave në porte u përmirësua në tetor

 

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin tetor të këtij viti llogaritet 399 mijë ton dhe rezulton 10,4% më i lartë krahasuar me tetorin e 2019-s.

Sipas raportit të Publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në dhjetëmujorin e vitit 2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.493 mijë ton, duke u ulur me 7,5%, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019.

Por lëvizja e pasagjerëve në porte vijon të shënojë rënie për shkak të kufizimeve që kanë ndërmarë shumë vende të ndryshme të botës, si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Në Tetor 2020, bëhet e ditur në raportin e INSTAT, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 28.581 pasagjerë. Krahasuar me tetorin e 2019-s, ky tregues është ulur me 70,6%.

Edhe si periudhë dhjetëmujorennumri i pasagjerëve që kanë lëvizur përmes porteve shënoi rënie të thellë.

Në 10-mujorin e vitit 2020, kanë udhëtuar me linjë detare 323.647 pasagjerë, duke u ulur me 77,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.