SHBA – Mbi 62 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

NJU JORK, 28 nëntor /ATSH-AA/ – Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 62 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë. 

Gjithsej 62 010 805 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 13 454 346 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India (9.351.224), Brazili (6.238.350), Rusia (2.215.533), Franca (2.196.119), Spanja (1.646.192), Britania (1.589.301), Italia (1.538.217), Argjentina (1.407.277), Kolumbia (1.290.510) dhe Meksika (1.090.675).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur afro 1,45 milionë njerëz, kurse mbi 42,8 milionë janë shëruar./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.