PARIS -Franca hap dyqanet ”jo thelbësore” pas nje muaji lockdown

PARIS, 28 nëntor /ATSH-ANSA/- Dyqanet “jo thelbësore” u rihapën këtë mëngjes në Francë, të mbyllura për një muaj për bllokimin e dytë të vitit.

Përgatitjet filluan dy ditë më parë, me dyqanet e rrobave me oferta për Krishtlindje dhe libraritë dhe dyqanet e lodrave në funksion të dhuratave.

”Shitësit me pakicë do të duhet të respektojnë një protokoll të ri të forcuar shëndetësor, ndërsa blerjet do të jenë në përputhje me regullat sanitrare”, shtoi Federata e Veshmbathjeve.

Ndër rregullat e reja, janë ulja e numrit të klientëve të pranishëm në zonën e shitjeve në të njëjtën kohë një konsumator për çdo 4 metra katrorë.

Qeveria ka specifikuar se “një prind me fëmijë llogaritet një person”. Për të lehtësuar rrjedhën dhe për ta bërë atë më pak intensiv, dyqanet do të jenë në gjendje të qëndrojnë të hapura deri në orën 9 të pasdites, për të lehtësuar rikuperimin e xhiros së humbur me bllokimin e nëntorit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.