Parashikimi i motit, e shtunë 28 nëntor 2020

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e shtunë parashikohet që moti të nisë i kthjellët, por gradualisht prej mesditës vranësirat do të vijnë në dendësim në jugperëndim.

Më tej vranësirat do të shtrihen drejt lindjes. Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina.

Era do të fryjë në drejtimin juglindje-jugperëndim e lehtë e mesatare përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 1/16 diell re
Kukës -1/4 diell re
Lezhë -1/16 diell re
Dibër -3/11 diell re
Durrës 7/18 diell re
Tiranë 4/19 diell re
Elbasan 4/19 diell re
Berat -2/19 diell re
Vlorë 3/19 diell re
Korcë -2/10 diell re
Gjirokastër -4/16 diell re
Sarandë 5/19 diell re
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.