Norma të ulta interesi nga bankat/ BSH: Pasuritë e patundshme mundësi e mirë investimi

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Banka e Shqipërisë vlerëson se sektori i ndërtimit është në vijimësi në ecuri pozitive kjo për vetë faktin se nuk është prekur nga kufizimet në raport me pandeminë dhe projektet e ndërtimin janë afatgjata që zgjasin në disa vite.

Gjithashtu vëren BSH, pasuritë e patundshme janë një mundësi e mirë investimi në raport me normat e ulëta të interesit që Banka e Shqipërisë ndërmerr dhe reflektohen nga sistemi bankar.

Ndërtimi është prekur nga pandemia dhe ka shënuar një rënie prej 14% në fund të 3 mujorit të tretë, por gjithsesi mbetet një sektor me potenciale zhvillimi veçanërisht në kuadrin e programit e Rindërtimit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.