Mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv urim për festën e Flamurit/ Manastirliu: Krenari

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/  Një urim të veçantë përcollën sot mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv në Tiranë për festën e shpalljes së Pavarësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi sot dy fotografi , ku mjekët dhe infermierët e këtij spitali, mbajnë në duar flamurin kuq e zi.

Manastirliu shprehu krenarinë për punën e palodhur që mjekët dhe infermierët po bëjnë çdo ditë në luftën kundër COVID-19.

Mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv dhe jo vetëm prej 9 muajsh janë heronjtë e luftës në vijën e parë kundër koronavirusit.

/k.s/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.