TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Presidenti Ilir Meta përkujtoi sot komandantin legjendar Adem Jashari, në 65 vjetorin e lindjes.
Kreu i shtetit u shpreh se Adem Jashari do të mbetet në memorien e kombit tonë përjetësisht.
“Nderojmë sot në 65-vjetorin e lindjes, Komandantin Legjendar, Adem Jashari. Linde në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe përjetësisht do të mbetesh në memorien e kombit tonë, Legjendari me flamur. Heronjtë kanë vetëm ditëlindje”, – tha Meta.
Adem Jashari lindi në rajonin e Prekazit të Drenicës në Kosovë, më 28 nëntor 1955. Ai ishte një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke qenë gjithashtu edhe kryekomandanti i saj.
/k.s/