MEKSIKË – Rekord ditor rastesh me COVID-19

MEKSIKO, 28 nëntor /ATSH-AFP/ – Meksika regjistroi një rekord të ri ditor rastesh me COVID-19, me 12 081 të prekur në një ditë duke e çuar numrin total në 1 090 675, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit, 631 persona kanë humbur jetën duke e çuar në 104 873 numrin total të viktimave nga COVID-19″, theksoi i njëjti burim.

Është hera e parë që vendi kalon pragun e 12 000 rasteve me COVID-19 që prej fillimit të epidemisë.

“Ka një rritje të re të kontaminimeve, ekziston një gjendje alarmante këto dy javët e fundit”, theksoi në një konferencë shtypi, Ricardo Cortes, një zyrtar i autoritetit shëndetësor.

“Rritja ka qenë më e madhe në Meksiko në mënyrë të veçantë, me 30% gjatë javës së kaluar. Kjo shpjegohet nga një program i ri i autoriteteve lokale që kanë rritur operacionet e testimit”, theksoi ai.

Kryeqyteti ka regjistruar një rritje të të shtruarve në spitale, duke kaluar në një javë nga 50% në 52% të shtretërve të zënë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.