Manastirliu apel qytetarëve: Qëndroni në shtëpi për festat e nëntorit

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, i bëri apel sot qytetarëve që për festat e 28-29 nëntorit të qëndrojnë në shtëpi, për të mbrojtur shëndetin e vetes, familjes dhe të afërmve.
“Në këto Festa Nëntori, kam një lutje për çdo qytetar. Këto festa na gjejnë përballë një sfide të shëndetit publik, që ndodh një herë në shekull”, – tha Manastriliu.
Ministrja Manastirliu u shpreh se “patriot sot është kush qëndron në shtëpi, për të mbrojtur shëndetin e vetes, familjes dhe të afërmve.

Do të vijë një kohë kur ndër fitoret më të mëdha që do të radhisim do të jetë edhe kjo fitorja që arritëm së bashku në betejën për shëndetin”.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.