Jordan dhuron dy milionë dollarë për të uriturit e Çikagos dhe dy Karolinave

NJU JORK, 28 nëntor /ATSH-DPA/ – Basketbollisti i njohur amerikan, Michael Jordan dhuroi dy milionë dollarë për të uriturit në dy Karolinat dhe në Çikago.

“Në këto kohë të trazuara dhe një vit vështirësish të paimagjinueshme për shkak të COVID-19, është më e rëndësishme se kurrë të ndalemi dhe të falënderojmë”, tha Jordan në një deklaratë.

“Unë jam krenar të dhuroj një pjesë të të ardhurave për të uriturit në dy Karolinat dhe në Çikago”, shtoi ai.

“Një dhuratë e pabesueshme. Legjenda e NBA Michael Jordan po dhuron dy milionë dollarë për të ndihmuar fqinjët tanë të përballojnë urinë”, shkroi kompania ”Feeding America” në Twitter.

Miliarderi i lindur në Brooklyn gjithashtu kohët e fundit u zotua të dhurojë 100 milionë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme për organizatat që luftojnë për barazinë racore. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.