I nxehti i jashtëzakonshëm godet Australinë Lindore

SIDNEJ, 28 nëntor /ATSH-DPA/ – Temperaturat arritën sot në mbi 40 gradë Celsius në disa pjesë të Australisë, ndërkohë që një valë e parakohshme nxehtësie goditi lindjen e vendit.

”Në mëngjesin e vonë, temperaturat arritën 42 gradë Celsius në brendësi në shtetet e Uellsit të Jugut të Ri, Queensland dhe Victoria si dhe në Australinë e Jugut”, sipas Byrosë së Meteorologjisë (BOM).

Në Uellsin e Ri Jugor, pjesë të qytetit të Sidneit kaluan 40 gradë Celsius pasdite dhe temperaturat pritet të qëndrojnë të pandryshueshme deri pasditen e së dielës vonë.

Ajo shënon valën e parë të nxehtësisë ekstreme të sezonit në lindje, ndërsa Australia shkon drejt verës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.