TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Shumë vende në botë i janë bashkuar festës shqiptare në këtë 28 nëntor.
Ura e Bosforit në Stamboll është ndriçuar me ngjyrat kuq e zi të flamurit shqiptar, me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Pas kullës më e lartë në Dubai, Burj Khalifa që është ‘veshur’ kuq e zi, ndriçohet edhe ura simbol e Turqisë në Stamboll.
Turqia është një nga vendet ku jetojnë e punojnë shumë shqiptarë.
e.xh/