COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2.026 testime, 397 të shëruar, 545 raste të reja dhe 16 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve që të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar dhe çdo lloj grumbullimi, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.
“Respektoni rregullat e higjienës, maska duhet të mbahet në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe distancimi social është gjithashtu masë e domosdoshme për të frenuar përhapjen e epidemisë”- thekson në njoftimin e saj MSHMS.
Në lidhje me situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit në vend, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se, janë kryer 2.026 testime, prej të cilave 610 janë testime janë kryer për arsye depistimi.
Sipas MSHMS, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.
MSHMS bën të ditur se, “Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti,  të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç”.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID-19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.
COVID-19 – Statistika (28 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore        545
Të shëruar ne 24 orë      397
Të shtruar në spitale      471
Humbje jete në 24 orë     16
Testime ditore             2.026
Testime totale           186.243
Raste pozitive             36.790
Raste të shëruara       18.152
Raste Aktive              17.851
Humbje jete                 787
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë     9145
Fier         1342
Durrës     1320
Korçë     989
Vlorë      890
Shkodër     872
Elbasan    840
Lezhë     741
Berat     566
Gjirokaster 547
Kukës     405
Dibër     194
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.