COVID-19 – Turizmi malor humbje prej 70%

ROMË, 28 nëntor /ATSH-ANSA/ – COVID-19 rrezikon që turizmi malor dimëror të regjistrojë humbje prej 70,2% të të ardhurave, që në sezonet e fundit kishin arritur mbi 10 miliardë euro, sipas një studimi të realizuar nga Jfc, që publikon çdo vit Observatoire Panorama Turismo Skipass.

“Vlerësimet e pulikuara në fund të nëntorit tregojnë të dhëna shumë negative me një buxhet të vlerësuar të fund të sezonit me vetëm tre miliardë e 100 milionë krahasuar me 10 miliardë e 409 milionë në sezonin dimëror 2018-2019”, sipas kreut të Jfc, Massimo Feruzzi.

Turizmi malor dimëror përbën rreth 11% të PBB-së totale turistike kombëtare, duke përfaqësuar kështu një shifër pak më shumë se 1% të PBB-së totale italiane./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.