Sistemi sanitar global në ”luftë” edhe me gripin sezonal

ROMË, 27 nëntor /ATSH-ANSA/ – Pneumonia bakteriale, sinusiti, infeksionet e veshit dhe dehidratimi, por edhe përkeqësimi i sëmundjeve, në veçanti i atyre kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, janë disa nga ndërlikimet që sjell gripi sezonal.

Larg nga të qenit vetëm një ethe e thjeshtë, gripi prek miliona njerëz në vit me një ndikim të rëndë në spitale.

Për shkak të emergjencës Covid-19, disa vende janë në një fazë organizative.

Sipas raportit virologjik, i cili monitoron llojet e gripit që qarkullojnë, globalisht, qarkullimi i viruseve të gripit në Hemisferën Veriore mbetet në nivele shumë të ulëta, krahasuar me mesataren sezonale.

Në zonat e buta të Hemisferës Veriore, qarkullimi i viruseve të gripit mbetet nën nivelet ndërsezonale, me disa identifikime sporadike të viruseve të tipit A dhe B në disa vende.

Një numër i caktuar i identifikimeve virale raportohen vetëm në disa vende të Afrikës Perëndimore, ndërsa në zona hemisferën jugore, qarkullimi viral është rikthyer në nivelet ndër-sezonale.

Ndikimi këtë vit do të jetë ende i vështirë për t’u menaxhuar, veçanërisht në periudhën e pikut të infeksioneve që pritet në fund të janarit, për shkak të pandemisë shoqëruese Covid-19./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.