TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Bashkia Lezhë dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, nënshkruan sot marrëveshjen prej 3 milionë euro investime në përmirësimin e energjisë elektrike në të gjithë territorin e Lezhës.
Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu u shpreh se “së shpejti Lezha do të ketë tjetër situatë energjetike”.
Marrëveshja e nënshkruar sot parashikon investimin në linja të reja kabllore si dhe në rrjetin elektrik dhe atë të kabinave elektrike.
Konkretisht marrëveshja parashikon:
- Linjë e re TM kabllore për furnizimin e IEPV nga nënstacioni 35/10 kV Rrilë.
- Rikonstruksioni i rrjetit TU dhe kabinave “Barbullojë 22“, “F-13 ujësjellës ajror”, “Blinisht 1”, “Blinisht 2”, Blinisht 3”, “Fishtë 1”, “Fishtë 2”, fideri 11 Kallmet, nënstacioni Lezhë.
- Rikonstruksion i rrjetit TU dhe kabinave Tresh 7, Zejmen 7, Spiten 2, Ded Alija, Pllanë 2, Gajush 3, Gajush 1, Markatomaj 9, Markatomaj 3, Markatomaj 2, Fideri 10 Zejmen, nënstacioni Lezhë.
- Rikonstruksion i rrjetit ajror TM 10 kV, fidri 1, nënstacioni Rrile.
- Rikonstruksion i rrjetit ajror TM 10 kV, degëzimi Balldre-Torovicë, f-12 Gjadër, nënstacioni Lezhë.
- Rikonstruksion i rrjetit TU Kabina Shaljane 1 si dhe ndërtim i dy kabinave shtyllore Shaljanë 4 dhe 5, Fidri 7 Lezhë.
- Rikonstruksion i rrjetit TU me kabëll ABC i kabinave fideri 12, Gjadër, nënstacioni Lezhë.
- Zhvillim i rrjetit TU me ABC lagjja “Nënë Tereza”.
- Rikonstruksion i rrjetit TM dhe i kabinave me zhvillim rrjeti TU me ABC në fiderin e Vainit.
Këto investime pritet të përmirësojnë ndjeshëm furnizimin me energji për banorët e gjithë territorit të bashkisë Lezhë. /a.a/r.e/