GJENEVË, 27 nëntor /ATSH-DPA/ – Rreth 60 deri në 70 % e popullsisë duhet të imunizohet kundër COVID-19 për të frenuar infektimet, sipas një zyrtareje të lartë OBSH-së.
“Shkalla bazohet në disa studime modelimi”, tha kreu i departamentit të vaksinave të OBSH-së, Katherine O’Brian, në një konferencë shtypi në Gjenevë.
Megjithatë, O’Brien theksoi se shkalla aktuale e nevojshme e imunizimit për këtë pandemi do të bëhet më e qartë sapo të dihet më shumë rreth vaksinave që janë testuar deri më tani.
“Është me të vërtetë e rëndësishme që ne të fillojmë të marrim më shumë informacion”, shtoi ajo.
Sipas saj, përveç të diturit se sa mirë e parandalojnë vaksinat sëmundjen COVID-19, pyetja është nëse ato e bëjnë më të vështirë për virusin që të kapet në hundën dhe fytin e personat, që nuk kanë simptoma dhe nëse vaksinat e bëjnë më të vështirë kalimin e virusit nga një person te tjetri./ /ervo/