Mbështetje profesionale për studentët/ Nënshkruhet marrëveshja mes Drejtorisë së Pёrgjithshme të Tatimeve dhe Universitetit të Tiranës

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan sot një marrёveshje bashkёpunimi, me qёllim mundësimin e mbështetjes profesionale për studentët të përzgjedhur që synojnë të bëhen pjesë e Administratës Tatimore dhe për studime të përbashkëta për tema diplome dhe doktorature e me gjerë.

Rektori i UT, Artan Hoxha sё bashku me drejtoreshёn e DPT, Delina Ibrahimaj, firmosёn kёtё marrёveshje duke synuar rritjen e kapaciteteve njerëzore si pjesë e procesit të zhvillimit, të forcimit të aftësive dhe resurseve të institucioneve respektive.

Përcaktimi i procedurës dhe vendosja e rregullave të bashkëpunimit midis DPT dhe
Universitetit të Tiranës, siguron planifikim dhe zhvillim të praktikave me studentët që përfundojnë studimet në fakultetet e Ekonomisë dhe Drejtësisë të UT, duke ju dhënë përparësi studentëve ekselentë dhe duke i pajisur ata me certifikatë në fund të praktikës.

Po ashtu sigurohet identifikimi, përzgjedhja apo caktimi i personelit akademik, të cilët mund të kontribuojnë në hartimin e kurrikulave dhe zhvillimin e programeve të trajnimit
profesional të stafit të DPT në bashkëpunim me Akademinë Fiskale.

Një tjetër pikë e kësaj marrëveshjeje është edhe shqyrtimin e mundësisë për hapjen e një programi studimi “Master Profesional në Politika Fiskale” me synim formimin e specialistëve konkurrues në këtë fushë./m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.