TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku forcoi pozitat ndaj valutave kryesore, euros dhe dollarit amerikan, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 123,78 lekë ose 0,01 lekë më pak dhe monedha e gjelbër amerikane humbi terren me 0,11 lekë dhe këmbehet me 103,85 lekë.
Leku në pozita të forta, këmbehet sot edhe me paundin britanik. Monedha britanike u zhvlerësua me 0,36 lekë dhe këmbehet me 138,47 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me114,57 lekë ose 0,09 lekë më pak se ditën e enjte.
Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.
Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.
Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore. /j.p/r.e/
Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
---|---|---|---|---|
Dollar amerikan | USD | 103.85 | -0.11 | |
Euro | EUR | 123.78 | -0.01 | |
Poundi Britanik | GBP | 138.47 | -0.36 | |
Franga Zvicerane | CHF | 114.57 | +0.09 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 99.84 | +0.13 | |
Dollari Australian | AUD | 76.60 | +0.04 | |
Dollari Kanadez | CAD | 79.94 | 0.00 | |
Korona Suedeze | SEK | 12.19 | 0.00 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 11.73 | +0.01 | |
Korona Daneze | DKK | 16.64 | 0.00 | |
SDR | SDR | 148.01 | -0.16 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 187782.61 | -773.80 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 2413.13 | -16.00 | |
Juani Kinez (onshore) | CNY | 15.80 | -0.01 | |
Juani Kinez (offshore) | CNH | 15.81 | -0.02 | |
Lira Turke | TRY | 13.26 | +0.05 |