Kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”/ Shqipëria në vazon 4 për shortin e 7 dhjetorit

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ FIFA ka përcaktuar sot vazot e skuadrave të UEFA-s për shortin në Kupën e Botës 2022, në Katar.

Pas fitoreve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë në “Nations League”, Shqipëria ka arritur të fitojë 3 vende në renditjen e re të FIFA-s për muajin nëntor, pasi pozicionohet e 66-ta me 1360 pikë, por pavarësisht kësaj ka mbetur në vazon e 4-t për shortin e kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022” që do të hidhet në 7 dhjetor në Zurich.

Kosova ndërkohë pozicionohet e 117-ta në renditjen e FIFA-s, duke mos ndryshuar asnjë pozicion dhe do të jetë sërish në vazon e 5-të.

Belgjika vazhdon të kryesojë renditjen e FIFA-s dhe është në vazon e parë.

Bazuar në renditjen, 45 ekipet anëtare të UEFA-s do të ndahen si më poshtë:

Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani and Holandë

Vazo 2: Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia dhe Rumania

Vazo 3: Rusia, Hungaria, Republika e Irlandës, Republika Çeke, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia dhe Finlanda

Vazo 4: Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu

Vazo 5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra

Vazo 6: Malta, Moldavia, Lihtenshtajni, Gjibraltari dhe San Marino

Në shortin e eliminatoreve të Katar 2022 për zonën europiane që do të hidhet më 7 dhjetor në Zurich, 5 grupe do të jenë me nga 6 skuadra dhe 5 grupe të tjera me nga 5 skuadra.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.