TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përcjellë mesazhin në rubrikën “Fjalë të çmuara” duke cituar një shprehje të atdhetarit Murad Toptani.
“Jetën time ia kam falur Shqipërisë dhe vëllezërve shqiptarë. Sa të kem edhe një pikë gjak do ta derdhë për mëmëdheun e dashur, kudo që të jem, si do që të jetë”, shprehet Rama duke cituar Murad Toptanin, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet dhe skulptor.
/r.e/