Cher ”viziton” Kaavan elefantin më të vetmuar në botë

ISLAMABAD, 27 nëntor /ATSH-DPA/ – Ylli amerikan i popit, Cher mbërriti në Pakistan për ”të përshëndetur” Kaavan, një elefant i vetëm në një kopsht zoologjik i cili po zhvendoset në një vend të shenjtë pas viteve të protestave globale për kushtet e tij të këqija të jetesës.

Kaavan pritej të largohej nga Pakistani për në shtëpinë e tij të re në Kamboxhia , në një lëvizje që me siguri do t’i jepte fund tre dekadave të mjerimit.

Elefanti gjigant u mbajt në një mbyllje të vogël në kopshtin zoologjik ”Marghazar” në Islamabad, ku ai kaloi vite në zinxhirë.

“Cher do të jetë në kopshtin zoologjik për të takuar Kaavan para trasferimit”, theksoi Mohamed Saleem, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Pakistan.

Cher ishte zëri kryesor global për lëvizjen e Kaavan.

”Programi i saj u mbajt sekret për arsye sigurie”, shtoi zëdhënësi.

“Kaavan ishte një dhuratë për Pakistanin nga qeveria e Sri Lankës në vitet 1980 kur ai ishte fëmijë,” tha Anis Rahman i Bordit të Menaxhimit të Kafshëve të Egra në Islamabad./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.