BRUKSEL – PE i kërkon Turqisë tërheqjen e trupave nga Qiproja

BRUKSEL, 27 nëntor /ATSH-DPA/ – Parlamenti Europian deklaroi se Turqia duhet të tërheqë trupat e saj nga Qiproja dhe të anulojë hapjen e pjesshme të ngushticës së Varoshas, në veri të ishullit.

”Zona në qytetin port të Famagustës pritet t’u kthehet banorëve të saj të ligjshëm”, deklaroi PE një rezolutë të miratuar ditën e djeshme.

“Qasja turke është e papranueshme”, theksoi presidenti i Komisionit të Punëve të Jashtme David McAlister.

Parlamenti Europian dënoi provokimet e fundit. Rezoluta gjithashtu deklaroi se veprimet e paligjshme të Turqisë duhet të adresohen me sanksione të rrepta.

Qiproja është ndarë që nga viti 1974 pas një grushti shteti grek dhe ndërhyrjes ushtarake turke.

Në veri është Republika Turke e Qipros Veriore, e njohur vetëm nga Turqia, ndërsa Republika e Qipros në jug ka qenë anëtare e BE që nga 2004.

Kreu i qeverisë së Qipros Veriore kohët e fundit vendosi të rihapë pjesërisht qarkun Varosha në Famagusta, i cili është mbyllur për më shumë se 40 vjet.

Eurodeputetët gjithashtu i bënë thirrje Turqisë të përmbahet nga popullimi i Varoshas duke argumentuar se çdo zgjidhje tjetër do të ishte e paligjshme. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.