BRUKSEL – De Croo: Belgjika rihap bizneset më 1 dhjetor

BRUKSEL, 27 nëntor /ATSH-AFP/ – Bizneset do të rihapen në Belgjikë nga 1 dhjetori, ndërkohë që bllokimi i pjesshëm do të mbetet në fuqi, duke qenë se ka lejuar rënien e rasteve të COVID-19, njoftoi sot kryeministri belg, Alexander De Croo.

“Nga 1 dhjetori, dyqanet do të mund të rihapen”, tha ai në një fjalim në televizionin shtetëror.

“Situata në vendin tonë po përmirësohet, por është e rëndësishme të ruajmë këtë kurs”, shtoi kreu i qeverisë belge.

Gjithashtu, De Croo i paralajmëroi belgët se festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri do të ishin ndryshe këtë vit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.