BM – Frost: Një marrëveshje postBrexit me BE mbetet e mundur

LONDËR, 27 nëntor /ATSH-AFP/ – Britania e Madhe theksoi sot se një marrëveshje postBrexit me Bashkimin Europian mbetet e mundur, pavarësisht kohës së shkurtër për të negociuar dhe mosmarrëveshjeve ekzistuese, duke paralajmëruar se pavarësisht gjithçkaje çdo kompromis duhet të respektojë plotësisht sovranitetin britanik.

“Është vonë, por një marrëveshje mbetet e mundur. Por që një marrëveshje të jetë e mundur, ajo duhet të respektojë plotësisht sovranitetin e Britanisë së Madhe”, shkruan në Twiter negociatori britanik David Frost, i cili do të fillojë gjatë fundjavës negociatat kokë me kokë me homologun europian Michel Barnier.

Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier do të shkojë sot në Londër për të rifilluar diskutimet për marrëdhënien tregtare postBrexit, tashmë në një stad kritik./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.