Ambiente karantinimi brenda burgut të Shën Kollit/ Gjonaj: Qendra Spitalore e Burgjeve në Tiranë, në gatishmëri të plotë

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, bën të ditur se, janë përgatitur ambientet e karantimit brenda IEVP Shënkoll Lezhë, me infermieritë dhe mjediset shëndetësore, si dhe seksione të mundshme banimi për të pritur të dënuarit dhe të paraburgosurit në rastet kur shfaqin shenja të lehta të prekjes nga Covid-19.
Gjithashtu, thekson Gjonaj, Qendra Spitalore e Burgjeve në Tiranë është në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo eventualitet, megjithëse nuk kemi asnjë të shtruar me problematikë Covid-19 në QSB”.
Gjonaj informon se, çdo ditë marren raportime të hollësishme lidhur me gjendjen shëndetësore si dhe masa optimale lidhur me higjienën dhe kushtet e trajtimit, furnizimet dhe pajisjet mbrojtëse nga çdo IEVP e vendit. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.