Aktivet e mikrofinancës u rritën në 11.72 miliardë lekë në tremujorin e tretë

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Aktivet e 15 institucioneve mikrofinanciare u rritën në 11.72 miliardë lekë, në tremujorin e tretë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e dytë të këtij viti, ky tregues shënoi vlerën 11.49 miliardë lekë.

Produktet financiare kryesore që ofrojnë institucionet mikrofinanciare janë kreditë dhe depozitat.

Huadhënia dominon me një total prej 8.3 miliardë lekë, duke zënë rreth 71% aktiveve.

Institucionet mikrofinanciare janë faktor i rëndësishëm për mbështetjen financiare të fermerëve, biznesit të vogël që operon kryesisht në zonat rurale të vendit.

Ndërkohë që ky sektor zë 1% të totalit të kredisë së sektorit bankar në vendin tonë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.