Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 12 fluturime të konfirmuara për të shtunën

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës konfirmoi 12 fluturime për ditën e shtunë, 28 nëntor 2020.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.

Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e shtunë janë:

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim
Albawings – Tiranë – Ankona dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim
/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.