Vepra e artistit të rrugës, Banksy, shitet në ankand për 170 000 euro

AMSTERDAM, 26 nëntor /ATSH-DPA/ – Piktura “Zog me Granatë” nga artisti misterioz i rrugës, Banksy, u shit sot në ankand në Holandë për 170 000 euro (202 500 dollarë).

“Vepra e artit, e krijuar në 2002, i shkoi një koleksionisti holandez”, njoftoi shtëpia e ankandit “Hessink’s” në Zwolle.

Imazhi, i vënë në dispozicion nga “Hessink’s”, tregon një zog me një granatë dore të varur në sqep.

Identiteti i Banksy-t vazhdon të mbetet një mister.

Dihet që ai vjen nga Bristoli, në jugperëndim të Anglisë dhe u vendos në Londër në fund të viteve 1990.

Ai bëri emër me imazhet kritike shoqërore dhe kryesisht të diskutueshme, që shpesh shfaqen pa paralajmërim./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.