Tërmeti i 26 nëntorit/ Manastirliu kujton sakrificën e mjekëve: Do ta fitojmë së bashku edhe këtë luftë

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka kujtuar sakrificën e ekipeve mjekësore në shërbim të qytetarëve që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

“Si sot një vit më parë ekipet tona mjekësore na dhanë një provë të jashtëzakonshme force e vetëmohimi ndaj një tragjedie që goditi në zemër vendin tonë, tërmeti i 26 Nëntorit”, shprehet Manastirliu.

Vendi ynë sot ndodhet në një tjetër sprovë që kërcënon shëndetin, ndaj Manastirliu jep një mesazh shpresëdhënës.

“Si sot një vit më parë ekipet tona mjekësore na dhanë një provë të jashtëzakonshme force e vetëmohimi ndaj një tragjedie që goditi në zemër vendin tonë, tërmeti i 26 Nëntorit. Sot jemi në mes të një tjetër sprove, që kërcënon shëndetin dhe jetën, por me përkushtimin dhe shpirtin e sakrificës të mjekëve dhe infermierëve tanë dhe me durimin e solidaritetin e të gjithëve, do ta fitojmë së bashku edhe këtë luftë”, shprehet ministrja. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.