Spahiu: Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit nuk është bërë asgjë, vetëm fjalë

TIRANË, 26 nëntor /ATSH – I. Vata/ Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka reaguar sot në njëvjetorin e tërmetit të 26 nëntorit duke deklaruar se nuk është bërë asgjë, vetëm fjalë.

Ai tha se “një vit nga tërmetit dhe asgjë veç projekteve 3D. Një vit pas tërmetit dhe vetëm fjalë e mashtrime”.

“Një vit pas tërmetit dhe familje të tëra në mëshirë të fatit përpara një dimri tjetër. Një vit pas tërmetit dhe në memorie kemi vetëm vizita lajmesh të KM-s KB-s dhe MR-s në sheshe ku “nisin” por nuk mbarojnë asgjë. Një vit pas tërmetit dhe Ai do më tepër kohë, pa bërë asgjë në 365 ditë”, tha ai.

Po ashtu, Spahia shton se “25 Prilli është dita e referendumit popullor, dita që shqiptarët të zgjedhin qeverinë që punon për ta”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.