Policia Federale gjermane mbështet Forcat Speciale të RENEA-s

TIRANË, 25 nëntor /ATSH – I. Vata/ Policia Federale gjermane mbështet Forcat Speciale të RENEA-s me pajisje shërbimi me vlerë 30.000 euro.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada gjermane Tiranë, e cila njofton se Policia Federale Gjermane i dorëzoi njësisë speciale RENEA dhe grupit të gatshëm të policisë (njësia Tiranë) 200 palë këpucë shërbimi me vlerë 30.000 euro.

“Këpucët e shërbimit janë në përputhje me standardet europiane të sigurisë në punë dhe zëvendësojnë pajisjet personale të konsumuara të oficerëve dhe oficereve. Ndihma në pajisje u prit me mirënjohje nga komandantët e njësive”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.