Pandemia e COVID-19 ka dyfishuar ankthin në mesin e të rinjve

ROMË, 26 nëntor /ATSH-ANSA/ – Pandemia ka dyfishuar nivelet e ankthit te të rinjtë, pothuajse një në katër persona vuan nga ai, ndërkohë që çrregullimet nga ankthi para COVID-19 preknin një në tetë të rinj të moshës 27-29 vjeç, sipas një studimi të kryer në Universitetin e Bristolit dhe i botuar në “British Journal of Psychiatry”.

Hulumtimi përfshiu dy grupe të dallueshme të rinjsh, rreth 14 500 të regjistruar që nga lindja në një studim gjatësor dhe, më pas, 4 000 000 pjesëmarrës të tjerë në një studim të pavarur.

Studimi tregoi se, që nga fillimi i pandemisë dhe me bllokimin e parë, 24% e të rinjve (pothuajse një në katër) shfaqën çrregullime ankthi.

Në të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme, vetëm 13% e tyre vuanin nga ankthi.

Kategoritë më të prekshme ishin gratë, personat me punë të paqëndrueshme, individët që jetonin vetëm, personat me sëmundje të mëparshme, si depresioni.

Rritja e përhapjes së ankthit ishte e qëndrueshme në të dy grupet e studiuara dhe vazhdoi edhe në fund të bllokimit në valën e parë pandemike.

Të dy grupet do të shqyrtohen sërish deri në fund të vitit, për të verifikuar situatën në këtë valë të dytë pandemike. / /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.