TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ 19 shoqëri të Ujësjellës Kanalizimeve në vend u pajisën me paketa mbrojtëse ndaj Covid-19.
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë bëri të ditur sot se, kjo është një mbështetje e Qeverisë Gjermane përmes projektit të zbatuar nga GIZ, “Fondi i hapur rajonal për Modernizimin e Shërbimeve Komunale”, në bashkëpunim me Shoqatën e Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë.
Paketat mbrojtëse ndaj Covid-19 që iu shpërndanë 19 shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve, do t’u shpërndahen më tej stafeve të punonjësve të tyre.
Paketat përmbajnë një gamë të gjerë produktesh si dezinfektantë, maska, veshje, doreza mbrojtëse etj. /j.p/r.e/