MV – 1 288 raste ditore dhe 39 të vdekur nga COVID-19

SHKUP, 26 nëntor /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1 288 raste të tjera me COVID-19, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur tashmë në 57 451.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, vendi regjistroi edhe 39 vdekje gjatë ditës së fundit, që e çon numri total të viktimave nga ky virus në 1 600.

Numri i pacientëve të shëruar është rritur në 34 970, përfshirë 1 078 të shëruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 20 881./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.