Kursi i këmbimit/ Leku forcohet në raport me dollarin dhe humb terren ndaj monedhave të huaja

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten Leku forcoi pozitat në raport me dollarit amerikan ndërsa humbi terren ndaj monedha të tjera të huaja, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 123,79 lekë ose 0,06 lekë më shumë se ditën e mërkurë, dhe monedha e gjelbër amerikane humbi 0,07 lekë e këmbehet me 103,96 lekë.
Në pozita të forta me lekun këmbehen sot edhe paundi britanik dhe franga zvicerane.
Monedha britanike këmbehet me 138,83 lekë ose 0,35 lekë më shumë, ndërsa franga zvicerane u forcua me 0,40 lekë dhe këmbehet me 114,48 lekë. /r.e/
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 103.96 -0.07
Euro EUR 123.79 +0.06
Poundi Britanik GBP 138.83 +0.35
Franga Zvicerane CHF 114.48 +0.40
Jeni Japonez (100) JPY 99.71 +0.10
Dollari Australian AUD 76.56 +0.21
Dollari Kanadez CAD 79.94 +0.01
Korona Suedeze SEK 12.19 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 11.72 +0.02
Korona Daneze DKK 16.64 +0.01
SDR SDR 148.17 -0.02
Ari(OZ 1) XAU 188556.41 +448.89
Argjend(OZ 1) XAG 2429.13 +0.46
Juani Kinez (onshore) CNY 15.81 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 15.83 -0.01
Lira Turke TRY 13.21 +0.14
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.