KROACI – Sërish rekord, 4 009 raste të reja ditore me COVID-19

ZAGREB, 26 nëntor /ATSH-HINA/- Kroacia regjistroi sot një rekord ditor me 4 009 raste të reja dhe 51 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, njoftoi ekipi kombëtar për Reagimin kundër Koronavirusit.

Deri më tani, numri i rasteve aktive është 21 725. Prej tyre, 2 171 po trajtohen në spitale, përfshirë 252 pacientë në që janë në ventilator në kujdes intensiv.

Rekordi i mëparshëm u vendos dje, kur u raportuan 3 603 infeksione të reja.

Që nga 25 shkurti, kur rasti i parë u konfirmua në Kroaci, 115 626 persona janë infektuar me koronavirusin e ri, 1 552 prej tyre kanë vdekur dhe 92 349 janë shëruar, përfshirë 2 924 në 24 orët e fundit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.