KORE E JUGUT – Rastet e reja me COVID-19 në nivelin më të lartë që prej marsit

SEUL, 26 nëntor /ATSH-AFP/ – Koreja e Jugut ka regjistruar 600 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, shifra më e lartë që prej muajit mars, një shpërthim i rasteve që ka rritur frikën për një valë të tretë epidemike në vend.

“Ndërkohë që autoritetet kanë regjistruar në javët e fundit mes 100 dhe 300 raste të reja mesatarisht në ditë, ata kanë regjistruar 583, të lidhura kryesisht me vatra kontaminimi në biznese, shkolla, salla sportive dhe tubime të vogla në Seul dhe në rajonin e tij”, theksoi Agjencia për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Raste gjithashtu janë njoftuar edhe në radhët e ushtrisë, veçanërisht tek dhjetëra të rekrutuar në një qendër trajnimi, që ka detyruar Ministrinë e Mbrojtjes të riforcojë masat parandaluese.

“Ne jemi aktualisht në një situatë ku vatrat mund të shfaqen kudo”, theksoi ministri koreano-jugor i Shëndetësisë Park Neung-hoo.

Qeveria ashpërsoi këtë javë kufizimet në Seul dhe rajonet fqinje në përpjekje për të frenuar progresin e koronavirusit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.